Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Zjarrvënësi”, duke vënë në pranga një 48-vjeçar të dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në qytet, ngjarje që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan Klodian Çina, 48 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur më herët në kërkim policor.
Policia dyshon gjithashtu se ai është autor i vjedhjes së një biçiklete në Lushnjë, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet dy ditë përpara ngjarjes. Biçikleta është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se pranë të dyshuarit ka qenë edhe një person tjetër, por sipas hetimeve paraprake ai nuk rezulton i përfshirë në zjarrvënie. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë kanë lidhje me rastin.
The post I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestohet 48-vjeçari i kërkuar appeared first on GIJOTINA.

