Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Ky post është mbajtur deri më tani nga Eduart Merkaj, detyrë që e mori shtatorin e vitit të kaluar.
Në datën 1 prill, Qose u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë.
Klevis Qose u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në mars 2024, duke zëvendësuar Admir Abrijan që dha dorëheqjen.
Më parë Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
The post Pas largimit si Drejtor i Burgjeve, Klevis Qose emërohet në krye të AMP-së appeared first on GIJOTINA.
Source: https://gijotina.com/amp

