
Ylli kuqezi Ernest Muçi ka bërë sërish heroin për skuadrën e tij Trabzonspor, duke shënuar golin e fitores.
Trabzponspori fitoi me rezultatin 2-1 përballë Gençlerbirligi në gjysmëfinalen e kupës së Turqisë. Me këtë gol, Muçi i jep një shans të artë skuadrës që ta mbyllë sezonin me trofe.
Ernest Muçi ka lënë përsëri shenjën e tij për skuadrën e Trabzonspor duke i siguruar ekipit të tij finalen e Kupës së Turqisë me një gola spektakolar.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, në minutën e 92-të të sfidës, mori topin në të majtën dhe lëshoi një gjuajtje spektakolare e cila përfundoi në trekëndëshin e largët të portës së ekipit vendas.
Source: https://www.vizionplus.tv/muci-shenon-super-gol-dergon-trabzponsporin-ne-finalen-e-kupes-se-turqise

