
Në IEVP Shkodër janë zhvilluar kontrolle në ambientet e brendshme të institucionit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë.
Sipas informacionit të marrë në rrugë operative, gjatë kontrollit në godinën 2 janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate celularë:
Në ambientet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi
Në lavanderi janë gjetur 1 aparat Nokia dhe 1 iPhone, së bashku me dy fisha karikimi
Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekjen e mëtejshme të procedurave.
/vizionplus.tv

